Dëmshpërblimi për Zharrëzën nuk erdhi kurrë! Banorët kërcënojnë: Nëse nuk na japin paratë do të …

575
Në Zharrës lufta për të mbijetuar mes shtëpive të rrënuara nuk ka përfunduar akoma. Ata nuk janë kompesuar dhe thonë se do të nisin protestat nga e para.
Banorët e Zharrëzës kanë përpiluar një peticion të cilin do ta nisin drejt Kryeministrit dhe tashmë janë gati për të protestuar.
Shumë banorë nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të banojnë në shtëpitë e tyre, që janë në prag të shembjes.
Streha e vetme për shumë qytetarë të Zharrëzës kanë qenë disa tenda të dhëna nga qeveria. Kjo e fundit ende nuk ka bërë realitet premtimin se do të dëmshpërblejë të gjithë banorët.
Sigal