Fqinjët ndjenë erën/ Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari në Lezhë, kishte 3 ditë i vdekur

165
Sigal

Fatos Haxhiraj mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, pasi fqinjët nuk kanë parë prej ditësh. Por pasi kanë ndjerë erën e rëndë që vinte nga banesa e fqinjit të tyre, kanë lajmëruar menjëherë Policinë.

LEZHË– Një person rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë. Fatos Haxhiraj mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, pasi fqinjët nuk kanë parë prej ditësh. Por pasi kanë ndjerë erën e rëndë që vinte nga banesa e fqinjit të tyre, kanë lajmëruar menjëherë Policinë. 50-vjeçari u gjet pa shenja jete, ndërsa Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin. Haxhiraj banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen 11 Janari prej 1 viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.