Rama liron nga detyra zv.ministren e Turizmit

65
Sigal

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.