Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Finalizohen faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht 2 persona që trafikuan në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 000 euro. Këto automjeteve nga hetimet kanë rezultuar të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.

Sigal

Procedimi penal nisi për shtetasit:

  • M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;
  • E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.