Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Krujë

154
Sigal

Në një banesë në fshatin Granze të Krujës ka rënë zjarr.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe bëhet fjalë për banesën e Pëllumb Kiçit. Mësohet se familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësit e Krujës, por kur ata mbërritën në vendngjarje çdo gjë ishte shkrumbuar.

Sipas familjarëve, shkak janë bërë kabllot e tensionit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga specialistet e hetimit. Familja Kiçi tashmë ka mbetur në qiell të hapur dhe u bën apel institucioneve për ndihmë.