“Albcontrol“ tender 200 mln lekë për t’u mësuar anglishten militantëve analfabetë të partisë

199
Sigal

Shoqëria shtetërore që menaxhon hapsirën ajrore shqiptare, “Albcontrol” është kthyer në një qëndër kursesh për gjuhtë e huaja. Milionat që po derdhen për t’u mësuar anglishten punonjësve të saj tregon se në vend të qindra të rinjve që kanë përfunduar universitetet në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë punësuar militantë dhe patronazhistë anafabetë. Të hetohen drejtuesit për kriteret e punësimit !

Punësimi i njerëzve jashtë kritereve nxjerr zbuluar ‘AlbControl’. Në vend që të punësojë specialistë kthehet në qendër kursesh, edhe pse në Shqipëri ka qindra të rinj që janë njohës të shkëlqyer të anglishtes.

Shoqëria shtetërore, që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare, “Albcontrol” është kthyer tashmë në një qendër kursesh ku mund të mësohet edhe gjuha e huaj. Kështu ka vendosur të justifikojë 160 mijë euro “Albcontrol”. Por në vend që ka kaq shumë të rinj e të reja që dinë anglisht madje edhe shumë gjuhë të tjera të huaja përjashtohen nga mundësia për të punuar si kontrollor, një aplikant mund të pranohet edhe nëse nuk di gjuhën e huaj anglisht. Nëse gjuha e huaj është një element kyç për punën, përse ky kriter nuk është edhe skualifikues për kandidatët? Mesa duket “Albcontrol”, po “menaxhon” edhe punonjësit, të cilët kanë paga mijëra euro. Skandali i pagave të këtyre punonjësve, i bërë publik gjatë pandemisë, nxori zbuluar edhe benefitet e tjera. Ata paguheshin për orët shtesë, ndërsa ndërmarrja u ka bërë edhe palestër, apo paguan qindra mijëra euro për t’u pastruar ambientet. Por, punonjësit apo drejtuesit e kësaj firme, shkojnë edhe në pushime me paratë e firmës shtetërore. Ndërkohë, në këto radhë, BoldNeës.al do të ndalet edhe të trajnimet e stafit, pasi drejtorët e “Albcontrol” bëjnë herë pas here tendera për trajnime apo edhe për kurse anglishteje. Sipas dokumenteve, “Albcontrol” ka hapur tenderin me procedurën e hapur, ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar. Bëhet fjalë për procedurën me REF-32381-06-09-2022 dhe me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 16,666,666 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 160 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi nisur edhe nga objekti bëhet fjalë për trajnim apo për t’u mësuar anglishten këtyre punonjësve. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes ose afati për zbatimin e saj është 9 muaj. Tenderi do të bëhet në datën 27 qershor 2022, ndërsa do të implementohet në muajt në vijim. Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga BoldNeës.al, thuhet se “ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për personelin ATSEP (Inxhiniero-teknik) në përputhje me standartet e vendosura nga ICAO dhe kërkesat lokale të përputhshmërisë”. Sipas saj, gjithashtu ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për personelin Specialist të AIS-it në përputhje me standartet e vendosura nga ICAO. “Pjesëmarrësit në këtë kurs janë personel i ALBCONTROL SH.A. (ATSEP dhe specialistë të AIS-it). Numri i pjesëmarrësve ATSEP: 25 (njёzet e pesë) ATSEP. Numri i pjesëmarrësve specialistë të AIS: 19 (nëntё-mbё-dhjetё) specialistë”,- thuhet në këto dokumente. Sipas dokumenteve, kursi do të jetë 5 (pesë) ditë pune dhe test, e njëjtë për të gjithë kandidatët. “Kursi do të zhvillohet nё 2 grupe, me nga 12 dhe 13 ATSEP për grup, kurse specialistët e AIS nё 2 grupe me nga 6 në grup dhe një grup me 7. Periudha e përshtatshme për zhvillimin e kursit është qershor – shtator 2022. Orari i përshtatshëm për zhvillimin e kursit është 09:00 AM – 17:00 PM“,- thuhet në këto dokumente.