Aksident në Cërrik, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

134
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të riu ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik.

Mësohet se 28-vjeçari E.H., duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Mësohet se i riu është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.