Sherr në një lokal në Klos, plagoset me thikë 35-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës

460
Sigal

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri në Klos. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në qytetin e Klosit, në verandën e një lokali.

Mësohet se shtetasit S.R., 28 vjeç dhe G.P., 35 vjeç, banues në fshatin Platin janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Pas debatit dyshohet se S.R. ka plagosur me thikë 35-vjeçarin G.P.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.