Presidenti i asamblesë së OSBE: Pa gjykatë kushtetuese nuk garantohet zhvillimi

730
Sigal

Ka disa muaj që Gjykata Kushtetuese nuk mund të funksionojë, për shkak se deri tani ka mbetur vetëm me 3 anëtarë, për shkak se shumë anëtarë të saj nuk kanë mundur të kalojnë vetingun. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë mundësi, që vendet bosh të mund të zëvendësohen, pasi ende nuk janë ngritur institucionet e reja të Drejtësisë, që propozojnë kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Paraliza e Gjykatës Kushtetuese ka shqetësuar edhe vetë OSBE-në. Pa një gjykatë kushtetuese funksionale është e pamundur që të garantohet zhvillimi demokratik apo investimet, deklaron presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli. “Gjyqësori, mendoj se, është ende një problem shumë i madh në Shqipëri. Duhen marrë vendime të rëndësishme gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, sepse pa një gjykatë kushtetuese funksionale është e pamundur që të garantohet zhvillimi demokratik apo investimet. Gjithashtu reforma elektorale është një detyrë shumë e rëndësishme për këtë vend. Kam biseduar me Presidentin e Republikës, me Kryetarin e Kuvendit, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë për qeverinë, por së pari për popullin shqiptar”- shprehet numri i një i asamblesë parlamentare të OSBE, George Tsereteli.