Kursi i këmbimit/ Dobësohet sërish monedha europiane – Çfarë ka ndodhur sot me Paundin dhe Dollarin?!

360
Sigal

Kjo e enjte ka regjistruar sërish rënie për monedhën europiane e cila është blerë këtë mëngjes me 123.5 lekë dhe është shitur me 124 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik nuk ka shënuar lëvizje të vlerës duke u blerë sërish sikurse edhe dje me 134 lekë dhe duke u blerë me 135.3 lekë.

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje duke u blerë edhe sot me 105.5 lekë dhe duke u shitur me 106.6 lekë njësoj si edhe ditën e mërkurë, referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane qëndron sërish edhe sot konstante teksa vazhdon të blihet njësoj si dje me 114.3 lekë dhe të shitet me 115.1 lekë.SCAN