Hidhet nga kati i tretë, humb jetën italiani në Vlorë

112
Sigal

Një shtetas italian ka humbur jetën këtë pasdite në Vlorë. Sipas policisë, ai është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D.A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.