Berisha: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor! Kërkoj dhënien e menjëhershme

118
Sigal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar sot se arsimtarët nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri thotë se me lekët e tyre qeveria luan bixhoz.

Teksa ka publikuar denoncimin e një mësuesi dixhital, Sali Berisha i bën thirrje qeverisë që jo vetëm t’i japë rrogat, por të paguajë edhe kamatëvonesat.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare”, shkruan Berisha.

Postimi i Sali Berishës

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!

Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor.  Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.