Goditi mësuesen me karrige, Gjykata e Lezhës cakton masën e sigurisë për 16-vjeçarin

86
Sigal

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin Hydajet Lezha. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura.

Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.