Sigal

Policia Vendore ka dhënë detajet e para për ngjarjen e sotme , kur një 15-vjeçar në fshatin Bicaj të Peqinit është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Adoleshenti i identifikuar si Glentis Bici qëlloi veten me pistoletë nga pakujdesia dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime policore saktëson se 15-vjeçari e kishte armën pa leje.

Informacioni paraprak i policisë

Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G. B.,  rreth 15  vjeç,  nga pakujdesia është vetëplagosur  me armë zjarri pistoletë  i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan,  dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin  ngjarjes.