Gjendet i pajet një bari në malin e Pigadhes, dyshohet se është vrarë

414
Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në malin e Pigadhës në Delvinë, nga banorë të zonës.
Shtetasi E.Nora që punonte si bari në zonë, ka pasur plagë si pasojë e armës së zjarrit, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Ende nuk është përcaktuar nëse 34-vjeçari është vrarë apo vetvrarë, por burime në policinë e Delvinës thonë se nga mënyra si është gjetur dyshohet që bariu të jetë vrarë.
Policia ndodhet prej orëve të para të mëngjesit në zonë, ku po merr edhe dëshmitë e banorëve që njoftuan blutë për trupin e pajetë.
Sigal