Vdekja e 25- vjeçares/ Arrestohen dy mjekë në Elbasan

410
Sigal

Vdekja e një nëne të re në sallën e operacionit ka bërë që të ndalohen disa mjekë të spitalit të Elbasanit.

Mësohet se në pranga janë vënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano.

Në pyetje janë marrë edhe disa mjekë të tjerë.

Mesditën e sotme në Elbasan humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova.

Ajo ndërroi jetë gjatë kohës që ishte duke lindur fëmijën e saj, një vajzë e cila është në gjendje të mirë.