Gjenden 28 kg drogë në Karaburun, policia vijon aksionin për kapjen e gomones

463
Pesë pako me drogë, me peshë totale 28 kilogramë janë gjetur mëngjesin e sotëm në Karaburun, ndërkohë që policia vijon aksionin për kapjen e gomones së pikasur një ditë më parë. Dyshohet se në zonë e Karaburunit gjenden sasi të tjera droge, të cilat do të ngarkoheshin në gomone, e më pas do transportoheshin drejt Italisë.
Sipas policisë, droga që dyshohet se do trafikohej në vendin fqinj, do të merrej në Sazan dhe Karaburun. Por sapo është pikasur nga policia, gomonia me tre persona në bord është larguar me shpejtësi.
Policia Kufitare e Vlorës, Delta Force, me ndihmën e një helikopteri “Cougar” të FA-së, anijes “Oriku”, GdF në Durrës dhe Vlorë kanë vijuar për disa orë kërkimet në det të hapur, por pa mundur ta kapin.
Sakaq, edhe gjatë ditës së sotme vijon aksioni për kapjen e gomones. Kërkimet e policisë janë shtrirë dhe në Malin e Zi dhe Kroaci, territore ku dyshohet se fshihet gomonia.
Sigal