Futet për t’u larë, por ndihet keq, ndërron jetë në plazhin e Durrësit turistja boshnjake

43
Sigal

Një turiste ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Bëhet fjalë për një shtetasja të huaj, boshnjake. Policia bën me dije se 60-vjeçarja, sapo ka rënë në kontakt me ujin, ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.