Mbarëvajtja e Shqipëri-Poloni, Rrumbullaku shpreh mirënjohjen ndaj efektivëve të angazhuar

45
Sigal

Policia e Shtetit

Përmbushet me sukses të plotë, plani i posaçëm i masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni.

Angazhimi maksimal i mijëra efektivëve të Policisë, në të gjithë kryeqytetin, rriti standardin e lartë të parametrave të sigurisë publike, të arrirë më parë, nga Policia e Shtetit, për sa iu përket organizimit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mirënjohje dhe vlerësim ndaj të gjithë efektivëve të angazhuar për përmbushjen me sukses të detyrave funksionale të Policisë së Shtetit, gjatë këtij eventi ndërkombëtar. Gjithashtu, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar. Kjo paraqitje e një niveli të lartë profesionalizmi dhe qytetarie, shkon plotësisht në funksion të rritjes së imazhit të vendit tonë, në mbarë botën.