FOTO/ Zjarri shkrumbon një shtëpi në Elbasan

520
Zjarri shkrumbon një banesë në fshatin Kaçivel të bashkisë Elbasan. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15. 20. Banesa në pronësi të shtetasit Flamur Lazi ka shpërthyer në flakë. Drejt fshatit janë nisur zjarrfikëset e Elbasanit. Për të shuar sa më shpejt zjarrin ata kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikseve në Gramsh të cilët kanë shkuar të ndihmojnë menjëherë kolegët e tyre, njofton infoelbasnai. Pas disa minutash zjarrri është fikur, por banesa ka pësuar dëmtime të mëdha. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Sigal