Acar në Dibër, rrugët bëhen të pakalueshme

602
Në qarkun e Dibrës po bën acar. Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje bore, të cilat janë shkaktuar probleme në shumë rrugë.
Ulja e temperaturave deri ne minus 5 gradë u shoqërua me reshje dëbore dhe erë të fortë në Dibër.
Në disa zona si Kalaja e Dodës, Selishta dhe fshatrat e thella të Sllovës e Melanit, trashësia arrin në mbi 25 centimetra.
Në rrugët rurale, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Por në segmentin nacional Peshkopi-Bulqizë ngricat kanë shkaktuar probleme.
Më kritike është situata në rrugën Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Zon D, pasi edhe vetë terreni është i vështirë.
Reshjet kanë dëmtuar shumë edhe rrugët rurale si Ura e Çerenecit-Librazhd dhe Ura e Çerenecit-Ostren, por që janë të kalueshme.
Në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë, trashësia e dëborës ka shkuar 15 deri në 20 centimetra.
Ndërkohë, policia e qarkullimit duket e pranishme në ato rrugë me shqetësime, kurse linjat e tensionit të mesem në Fushe Bulqizë dhe Zerqan janë dëmtuar.
Sigal