FOTO/ Po drejtonte motorin, 63-vjeçari bie i vd*kur në tokë

247
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjazë të Lushnjes.

Policia bën të ditur se, 63-vjeçari me inicialet A. S., duke udhëtuar me motorin e tij ka rënë në tokë pa jetë.

Policia thotë se po heton për shkaqet e vdekjes.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në fshat Gjazë, Lushnjë, shtetasi A. S., 63 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.