Bundesliga/ Bayern Munich largon frikën, triumfon me “poker” ndaj Greuther Furth

191
Sigal

Bajern Munich rikthehet më në fund te fitorja pas dy përballjeve resht pa një të tillë, në Bundesligë dhe në Champions, duke mundur me rezultatin 4-1 Fyrthin.

Sfida filloi më mirë për miqtë, të cilët në fundin e pjesës së parë kaluan në avantazh me një super gol nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë më pas foli për djemtë e drejtuar nga Nagelsman, të cilët shënuan plotë katër herë në portën e skuadrës të sapo ngjitur në Bundesligë.

Kështu Bajerni vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, duke i hedhur sytë në sfidën tjetër midis Dortmundit dhe Mëshengladbahut.