Fiori Dardha humb nënën: Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort

198
Sigal

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fiori Dardha ka humbur nënën. Pak ditë më parë, ajo festoi 68-vjetorin.

Nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetet sociale Dardha përshkruan e tronditur humbjen e parakohshme të nënës së saj.

Gazetarja shkruan se në këtë humbje të madhe nuk fitoi vdekja, por parajsa të cilës iu bashkua një tjetër engjëll syshkruar. Më tej thotë se ajo do të jetë gjithmonë rrezja që do të shkëlqej më fortë në jetët e tyre.

“Po tani mam’? Po tani?! 😢 E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

Fluturo lart, shumë lart, zemra jonë! Hapi krahët engjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!

Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!

Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! 🙏

Të siguroj engjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!

Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’! ❤️”-shkruan moderatorja në rrjetet sociale.