Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, plagoset rëndë 60-vjeçari

384
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar sot në qytetin e Shkodrës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës. Policia bën me dije se i lënduari është shtetasi Hamza Asllani, 60 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Parrucë, ku 60-vjeçari u përplas nga një makinë më DH396PF, dhe është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka ndaluar drejtuesin e automjetit.
Sigal