EMRI/ 32 vjeçari kapet me ‘shtëpi bari’, kishte paguar 22 mijë paund për hyrë me gomone në Angli

315
Sigal

Policia angleze ka arrestuar një shqiptar duke kultivuar kanabis në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të mediave, Eudart Drazhi kujdesej për një fermë kanabisi në Commercial Street në Glyncorrëg dhe kishte hyrë në Britani me gomone.

Ai u kap kur policia bastisi pronën më 17 maj të këtij viti, dhe u përpoq të dilte nga pjesa e pasme e pronës. Por Drazhi nuk ja doli dhe u ndaluar në kopsht nga oficerët të cilët kishin rrethuar shtëpinë.

Në shtëpi u gjetën 59 bimë të cilat po rriteshin nën llamba të posaçme dhe në shtëpi kishte lidhje të jashtëligjshme energjie.

Drazhi, 32 vjeç kishte arritur në Angli pasi kishte paguar plot 22 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 9 muaj burg.