Bie nga kati i dytë i banesës ku po punonte, ndërron jetë 51-vjeçari në Durrës

170
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.

Policia raporton se në lagjen me numër. 14 të qytetit bregdetar, 51-vjeçari I. J., ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.