Flakët përfshijnë apartamentin te “21 Dhjetori”, zjarrfikësit shpëtojnë 62 vjeçarin

437
Në një apartament pranë “21 Dhjetor” pak minuta më parë ka rënë zjarr. Sipas policisë së Tiranës, një person me të meta mendore i ka vënë zjarrin banesës së tij që ndodhet në katin e dytë. Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e kanë bërë të mundur largimin e të sëmurit nga banesa, duke e nxjerrë nga ballkoni. Sipas informacioneve të para nga zjarri u rrezikuan edhe apartamentet e tjera në pallat.
Sigal