FOTO/ Makina përplas njerëzit në stacionin e autobusit, 1 i vdekur në Marsejë

442
Të paktën një person ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me dy stacione autobusi në Marsejë, jug të Francës mëngjesin e sotëm.
I dyshuari, një 35-vjeçar, po qarkullonte me mjetin e tij në zonën Croix Rouge rreth orës 8 të mëngjesit.

Më pas ai shtoi shpejtësinë dhe u pë
rplas me njerëzit në stacionet e autobusit. Ndërkohë ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë mjekimin e nevojshëm të lënduarve.
35-vjeçari u arrestua në Portin e Vjetër të Marsejës, ndërkohë që policia ende nuk ka bërë të ditur nëse kemi të bëjmë me një aksident apo sulm terrorist.
Sigal