Mbyllen sot punimet e sesionit parlamentar me diskutimet për turizmin

436
Ditën e hënë është seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Ndërkohë që pritet të diskutohet për projektligjin e turizmit. Gjatë kësaj seance do të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit ka paralajmëruar votën e saj kundër nismës së qeverisë. Partia Demokratike është shprehur se kjo vjen në shkelje të procedurës parlamentare dhe duhet të reflektojë vërejtjet e mbërritura për draftin.mNjë ndër pikat që do të diskutohet është heqja e kompetencave që ka aktualisht pushteti vendor për menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin.  Kjo kompetencë i kalon Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka të drejtë të vendosë për t’ia dhënë pronat me koncesion për 99 vjet kompanive të ndryshme.
Sigal