A do ta dekretojë qeverinë e kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

122
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, kërkoi që të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të mos manipulohet asnjë votë.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të dekretojë apo jo qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Parti Socialiste, presidenti u përgjigj se ka kohë deri sa të mbërrijmë në atë moment.

Ndërsa i pyetur për 4 mandatet e fituara nga LSI, ai tha se nuk ka çfarë të komentojë, pasi nuk ishte kandidat në këto zgjedhje.

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit, nga çdo individ edhe brenda partisë. Është e rëndësishme të respektohet votat e kandidatëve. Ilir Meta s’ka marrë pjesë në zgjedhje, ka qenë një qytetar dhe votues, ka pasur një votë. S’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë kandidat.

Në të ardhmen do e shihni se sa vota merr Edi Rama. Jam i kënaqur që nga ajo trysni, dhunë, që iu ushtrua qytetarëve shqiptarë dhe skenave terrori që patë në Kavajë dhe ngjarjen tragjike të Elbasanit.

Është e rëndësishme që 25 prilli, vajti në aparencë, qetësisht dhe s’pati probleme serioze. 74% të qytetarëve kanë votuar, çdo votë duhet të numërohet dhe rinumërohet. Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të vazhdojë historia me krimin zgjedhor janë të dëshpëruara”, tha Meta.