Biden i “prerë”: Nuk do t’i çojmë Ukrainës sisteme raketash që arrijnë deri në Rusi…

129
Sigal

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë deri në Rusi.

Deklarata e Bidenit erdhi pasi administrata e tij kishte marrë në konsideratë dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev. Ndërsa nga ana tjetër, Rusia ishte përgjigjur se e shihte çdo dërgesë të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues.

Më herët, këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak, i tha BBC-së se vendit të tij i duheshin të ashtuquajturat sisteme raketash me shumë lëshime, të cilat kanë një rreze më të madhe se ajo që ka Ukraina për momentin, “për të korrigjuar çekuilibrin e artilerisë në lindje”.