Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, ku mjeti me targa AA 979 BR, me drejtues  A. I., 26 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin K. Q., 59 vjeç.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.