Sigal

Kohët e fundit Tuna është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar dhe ka qenë shumë aktive me publikimin e këngëve të reja. Madje ajo ka vendosur që të punojë për disa projekte njëkohësisht jo vetëm për këngë solo, por edhe për një album. Këngëtarja po përgatitet për albumin që do të jetë me këngë në formatin akustik, gjithçka do të jetë e kënduar ‘live’ dhe Tuna do të shoqërohet nga një bandë muzikore. Ky nuk është albumi i parë për Tunën, sepse gjatë karrierës së saj ajo ka publikuar edhe dy të tjerë. Në vitin 2004 ajo publikoi albumin me emrin e saj, ‘Tuna’, ndërsa në 2006 “S’ka më diktaturë”. Duke qenë se për një kohë të gjatë, pas lindjes së djalit, Tuna qëndroi larg muzikës, siç duket tani është gati t’i përkushtohet pasionit të saj njësoj si më parë.