U fut për t’u larë në liqenin e Pogradecit, ndërron jetë 44-vjeçari, policia jep detajet

43
Sigal

Një person ka humbur jetën sot në Liqenin e Pogradecit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht.

Mësohet se shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.