E rëndë në Lezhë, hajdutët qëllojnë në banesë dhe dhunojnë të moshuarin

76
Sigal

Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoj me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasen në rezistencen e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kane qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Një prej fqinjëve te familjes Buja rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar te gjithë fshatin.