Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ndërsa raportohet për disa të vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Dobraç të Shkodrës.
Dyshohet se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Nga të dhënat paraprake raportohet se është qëlluar ndaj një automjeti tip Benz me targa të huaja, ndërsa një prej viktimave ndodhet jashtë mjetit. Sakaq, nuk dihen ende rrethanat e krimit të rëndë, ndërsa paraprakisht flitet dhe për të plagosur.