‘E goditi në kokë me send të fortë’/ Dënohet me 36 vite burg shqiptari që vrau mësuesen në Angli

151
Sigal

Gjykata britanike e ka dënuar me burgim të përjetshëm 36-vjeçari shqiptar, i cili vrau mësuesen e shkollës fillore në juglindje të Londrës.

Koci Selamaj është dënuar me burgim të përjetshëm në Old Bailey me një minimum prej 36 vitesh për vrasjen e mësueses së shkollës fillore, Sabina Nessa.

Selmanaj do të duhet të kryejë të paktën 36 vite burg dhe më pas mund t’i kërkojë gjykatës rishikim të vendimit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur mësuesen Sabina Nessa me një send metalik në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani dhe punonte në Britani si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në Crator Park, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Trupi i mësueses u gjet i mbuluar me gjethe nga një qen policie.