Tragjike në Vlorë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën drejtuesi i autokombajnës

104
Sigal

Tragjik ka rezultuar fati për një drejtues autokombajne në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë teksa punonte.

Ngjarja në aksin Tragjas- Dukat.

Mësohet se autokombajna ka kapur kabllon e energjisë elektrike, ndërsa korrenti ka rënë në kontakt me shoferin dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.