Dyshohet si i është vënë tritol, shpërthen në lëvizje makina në qendër të Gramshit, plagosen dy vëllezërit

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në qytetin e Gramshit, në lagjen “Xhile Liçi” pasditen e sotme, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Sipas informacioneve të para, dy të lënduarit, Algert dhe Erald Mine ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NOA

Ende nuk dihen saktësisht arsyet e shpërthimit, ndërsa dyshohet se mjetit i ishte vendosur lëndë plasëse.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy vëllezërit nuk rezultojnë persona me precedentë penalë.