FOTO/ Aksident i rëndë në Manëz, 4 të plagosur të shtrirë përtokë

95
Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Manzës, në Durrës.

Mësohet paraprakisht se 4 persona kanë mbetur të plagosur teksa makina ka dalë nga rruga në aksin që lidh Manzën me Gjirin e Lalëzit.

Në pamjet e siguruara të plagosurit shihen të shtrirë përtokë, në pritje të ambulancës.

Ndërkohë automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në kanal, i dëmtuar rëndë.