Dyshohet se vranë me thikë Grei Bihucin, gjykata cakton masën e sigurisë për dy të rinjtë! Ja dëshmia e tyre

78
Sigal

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”  për dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë në qendër të qytetit, ku mbeti viktimë 19- vjeçari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, O. S.

I mituri K. M., ka qenë i shoqëruar në seancë nga babai i tij dhe psikologia. Në dëshmitë ë tyre ata kanë deklaruar se sherri që çoi në vrasjen e Grei Bihucit ka nisur në dhjetor mes autorit të dyshuar F. M., dhe A. Ç., pasi ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ja kishte kthyer në kohë.

Kur F.M., i ka marrë thikën A. Ç., dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse në deklaratën e tij F.M., thotë se nuk ka bërë debat.

Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes K.M., dhe A. Ç., ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. A. Ç., i ka kërkuar R.M., të takoheshin sërish në dt.10.03 një ditë para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe N. A. Ky i fundit sipas A. Ç., e ka fyer dhe kapur për veshi F.M.

Ditën tjetër të rinjtë janë takuar sërish. Dy grupe tashme ku me F.M., ishte edhe kushëriri i tij ndërsa me A. Ç., ishte N.A., dhe O. S, viktima dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të para në prokurori N.A., e qëlloi me grusht dhe më pas nisi një konflikt fizik. Sipas F.M.,  grupi i A. Ç.,  në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye F.M., ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur siç thotë ai, se do ta plagoste për vdekje. Më pas thotë F.M., “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë.