Surprizë! Dua Lipa zbulon emrin dhe datën e publikimit të albumit

22
Sigal

Dua Lipa gëzoi njerëzit, pasi publikoi në Instagram emrin e albumit të saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të publikohet më 3 maj. Nga ky album janë publikuar deri më tani 2 këngë, “Houdini” dhe “Training Season”.

Surprizë! Dua Lipa zbulon emrin dhe datën e publikimit të albumit

Këngë të tjera të albumit do të jenë: “End of an era”; “These walls”; “Whatcha doing”; “French exit”; “Illusion”; “Falling Forever”; “Anything for love”; “Maria” dhe “Happy for you”.

Surprizë! Dua Lipa zbulon emrin dhe datën e publikimit të albumit

“Radical optimism” është albumi i tretë i Duas, i cili publikohet pas “Future Nostalgia” (2020). Sigurisht, nga vetë emri, albumi ka një qasje pozitive dhe momente të lumtura, të cilat sjellin këndvështrime të reja për situata të ndryshme, të cilat ndonjëherë duken shumë të vështira për t’u tejkaluar.