Digjet traktori gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

15
Sigal

Një traktor është djegur totalisht mesnatën e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halo, bashkia Finiq, aty ku pronari i mjetit bujqësor ka magazinat e tij, që i shërbejnë për të grumbulluar misrin dhe jonxhën.

Mjeti bujqësor ishte në pronësi të Vasillaq Miho, banor i fshatit Pllakë.

Teksa Zjarrfiksja e Finiqit shkoi në ndihmë, mjeti ishte djegurtotalisht.

Dyshimet paraprake janë  për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit.

Sipas burimeve policore pronari i mjetit bujqësor është shprehur përpara hetuesve se nuk ka konflikt me askënd.

Në fotot e siguruara duket mjeti i cili është shkrumbuar totalisht.