Dhunoi policin e patrullës, pranga të riut nga Fieri (Emri)

583
Një 29-vjeccar ka rënë në pranga, pasi kundërshtoi punonjësin e policisë.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Mikel Salillari, banues në lagjen “Kastriot” akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
NJOFTIMI I POLICISË
Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Mikel Salillari, 29 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kryngritja e Fierit”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.
Sigal