Festa e PD-së, deputetja e PS-së Vasilika Hysi e pranishme

464
Partia Demokratike festoi këtë të hënë 27 vjetorin e themelimit të saj.

Në festën e thirrur nga demokratët, ka marrë pjesë edhe një nga deputetet e PS-së, në shenjë respekti nga selia rozë. Ajo është deputetja Vasilika Hysi, e cila ishte e dërguara e PS-së në këtë festë të demokratëve. Hysi është futur me vonese në sallë, teksa fliste Basha dhe doli në fillim të rreshtit. Megjithatë ajo u fiksua nga kamerat, edhe pse nuk bëri asnjë prononcim për mediat. 
Sigal