Momenti i shpërthimit të kamikazit në Nju Jork, si u frymëzua terroristi nga ISIS

429
Shoferi i taksisë që fshihej pas sulmit të dështuar terrorist në stacionin e autobusëve në Nju Jork u tha hetuesve se kishte në plan ta shpërthente bombën në momentin kur terminali të ishte plot me njerëz.
Këtë do ta bënte për t’u hakmarrë ndaj dhunës së myslimanëve në të gjithë botën, shkruan Daily Mail.
Raportet e para treguan se bomba shpërtheu para kohe dhe jo e tëra, duke bërë që më pas policia të arrestojë 27-vjeçarin Akayed Ullah. Sulmi me bombë në stacionin Port Authority erdhi vetëm pak ditë pasi Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqyteti i Izraelit, duke shkaktuar dhunë mes palestinezëve dhe izraelitëve në rripin e Gazës.
Terroristi, që u arrestua për t’u marrë më pas në pyetje, u tha autoriteteve se shkoi në Times Square dhe pasi pa posterat e krishtlindjeve në mur, i kujtoi thirrjet e ISIS muajin e kaluar që militantët dhe “ujqërit e vetmuar” të kryejnë sulme në ditët e festave.
“Ai e pranon që e ka bërë me përgjegjësi të plotë sulmin,” tha një zyrtar i policisë për Neë York Post. Emigranti nga Bangladeshi shtoi se ai ishte frymëzuar kryesisht nga ISIS, dhe jo nga Al Kaeda për këtë sulm.
Sigal