Një 40-vjeçar është venë në pranga, pasi akuzohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në Peshkopi.
Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se Durim K, dyshohet se dhunoi shtetasen me inicialet M.K, duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes. Kapet dhe ndalohet nga Policia shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Durim K, 40 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 30.09.2017, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases M.K, duke i shkaktuar dhe dëmtime të lehta. Gjatë ditës së djeshme nga shërbimet e policisë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.