Dhu.noi policin, Gjykata liron të riun që me një “grusht” rrëzoi përtokë efektivin

109
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 22-vjeçarin Franko S, i akuzuar për goditjen e punonjësit të policisë pak ditë më parë në Kombinat.

Në datën 28 mars, Prokuroria e Tiranës kërkoi “arrest me burg” për të pandehurin, ndërkohë që gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”, duke e nxjerrë nga paraburgimi.

Seanca është shoqëruar me debat mes prokurorit e gjyqtarit Arben Micko, pasi përfaqësuesi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për shkak të rrezikshmërisë së veprës penale dhe faktit se nga dhuna e të riut, efektivi është rrëzuar përtokë duke goditur kokën nga pas.

Punonjësi i rendit u sulmua pasi ndaloi të riun për kontroll në zonën e Kombinatit pak ditë më parë, ndërsa videoja e ngjarjes u publikua në rrjetet sociale.

Vepra penale e kryer nga i riu për dhunë ndaj efektivit të policisë, sipas prokurorisë dënohet deri në 7 vjet burg.