Sot temperatura deri në -4 gradë, meterologia zbulon kur ndodh kthesa e motit

108
Sigal

Temperatura të ngjashme me ato të stinës së dimrit e kanë mbërthyer të gjithë territorin e vendit në këtë fillim pranvere, teksa termometri në Peshkopi shënoi sot -4 graadë celcius.

Por, sipas meteorologes Lajda Porja moti do të bëjë kthesën e madhe në ditët në vazhdim, pavarësisht se përjetuam këtë të mërkurë një mëngjes tipik dimri.

Porja tha në emisionin “Braking” se nga dita e nesërme pritet përmirësimi i motit, ku temperaturat do të rriten me 3-4 gradë.

“Një mëngjes tipik dimri do thoja sot, ftohtë në të gjithë territorin shqiptar, madje në Peshkopi është regjistruar temperatura -4 gradë, maksimalet sjellin një rritje me dy gradë për shkak se prezenca e kthjellimeve ka qenë që në orët e para të mëngjesit dhe do të jetë prezente, ku do të ngjitet termometri në 16 apo 17 gradë”, tha ajo.

Më tej metorologia shtoi se edhe parametri i fuqisë së erës ka ndryshuar pozitivisht, duke qenë kryesisht e lehtë, ndërsa ditët në vijim do shoqërohen nga kthjellime.

“Moti do të jetë i qëndrueshëm, vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në orët e para të pasdites dhe kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore. Megjithëse do të ketë vranësira gjatë ditës së sotme, nuk pritet të ketë reshje. Ka patur një përmirësim të ndjeshëm krejt ndryshe parametri i erës duke qenë se dje ka qenë shumë problematike, sot era do të jetë kryesisht e lehtë dhe në disa zona mesatare, por jo më shumë se 30 km në orë”, shtoi Lajda Porja.

Sa i përket ditës së nesërme, ajo nënvizoi se “do të ketë akoma përmirësim më të dukshëm të situatës termike dhe do të kemi 3-4 gradë rritje në vlerën minimale dhe maksimale duke bërë që edhe në zonat malore të jemi në vlerën -1, zona të izoluara -2 dhe temperaturat maksimale do të ngjiten sërish në 20 gradë Celsius”.

“Përsa i përket motit, mbetemi në motin e kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare të cilat janë të spostuara kryesisht në orët e mbrëmjes. I gjithë territori do të jetë me kthjellime, me vranësira dhe pa reshje”, nënvizoi meteorologia.